Ish-kandidati për deputet i PDK-së, Genc Prelvukaj, ka reaguar pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka sulmuar mbrëmë ish-krerët e PDK-së, të cilët vazhdojnë të ndodhen në paraburgim në Hagë. Kurti ka thënë se PDK vazhdon të konsultohet me ta për zhvillimet politike në Kosovë.
Prelvukaj ka thënë se s’mund ta trajtojë seriozisht një deklaratë të tillë të Kurtit.
“E paskemi tepruar me Agim Bahtirin. Paska më rëndë. Sinqerisht nuk mund ta spostoj nivelin deri në atë masë, për ta trajtuar seriozisht këtë deklaratë”, ka shkruar Prelvukaj.