Zogaj: Emergjente krijimi i një shumice politike, por LVV s'po bën përpjekje për të lëvizur nga qëndrimet absurde - Gazeta Express
string(110) "zogaj-emergjente-krijimi-i-nje-shumice-politike-por-lvv-spo-ben-perpjekje-per-te-levizur-nga-qendrimet-absurde"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 12:09

Zogaj: Emergjente krijimi i një shumice politike, por LVV s’po bën përpjekje për të lëvizur nga qëndrimet absurde

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 12:09

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj tha se po e përgatisin lëndën “për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, pasi konsiderojnë se kryesuesi i seancës dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, po e shkelin Kushtetutën pas aktgjykimit të fundit.

Aktgjykimi, Zogaj tha se është “i qartë”, ndërsa tha se krijimi i një shumice brenda Kuvendit është “emergjent”.

“Është shumë me rëndësi, emergjente që të krijohet një shumicë politike, por brenga dhe shqetësimi jonë i madh është që nuk ka përpjekje dhe nuk ka lëvizje nga qëndrimet absurde të grupit më të madh politik për të shkuar kah shumica politike”, tha ai.