Krasniqi: PDK sot do të dorëzojë rast të ri në Gjykatë, VV e shkeli me qëllim Kushtetutën në tri vazhdimet e seancës - Gazeta Express
string(118) "krasniqi-pdk-sot-do-te-dorezoje-rast-te-ri-ne-kushtetuese-vv-e-shkeli-me-qellim-kushtetuten-ne-tri-vazhdimet-e-seances"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 11:55

Krasniqi: PDK sot do të dorëzojë rast të ri në Gjykatë, VV e shkeli me qëllim Kushtetutën në tri vazhdimet e seancës

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 11:55

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se sot partia e tij do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese një rast të ri, duke thënë se tri seancat e fundit shkelën aktgjykimin e fundit të Kushtetueses.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të uzurpimit dhe të pengmarrjes institucionale, shtetërore nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurti”.

“Sot ju njoftoj se tashmë, pasi ka ndodhur tri shkelje të reja radhazi të Kushtetutës në kundërshtim me aktgjykimin e fundit, sot gjatë ditës, PDK do të dorëzojë pranë Gjykatës Kushtetuese një rast të ri për të cilin shpresojmë që Kushtetuesja do ta trajtojë me urgjencën e nevojshme meqenëse tashmë i kemi vetëm 23 ditë në përmbylljen e afatit për konstituimin e Kuvendit”.

“23 ditë i kanë mbetur Albin Kurtit që të tërhiqet nga qëndrimi i tij imponues, nga pengmarrja e shtetit dhe që të ndryshojë propozimin e tij dhe të kthehet në normalitetin e rrjedhës së seancës siç ka kërkuar aktgjykimit”.

“Tri vazhdimet e seancës kanë qenë shkelje e qëllimshme dhe me vetëdije e Kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës me instruksione të partisë së tij dhe ne s’mund të rrimë duarkryq”.