Presidentja po vazhdon takimet me kryetarët e partive politike parlamentare, për të diskutuar lidhur me konstituimin e Kuvendit.
Presidenca publikoi së fundmi një fotografi nga takimi i Vjosa Osmanit me kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqin.
Presidentja të mërkurën i ka takuar krerët e partive më të mëdha politike në vend për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe sot po vazhdon me takime edhe me kryetarët e partive të tjera më të vogla.
Vjosa Osmani ka kërkuar që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit”, sipas një komunikate.