Liverpooli ndihet i shkatërruar pas vdekjes së Diogo Jotas - Gazeta Express
string(58) "liverpooli-ndihet-i-shkaterruar-pas-vdekjes-se-diogo-jotas"

Futboll

Gazeta Express

03/07/2025 11:34

Liverpooli ndihet i shkatërruar pas vdekjes së Diogo Jotas

Futboll

Gazeta Express

03/07/2025 11:34

Liverpooli e ka marrë me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e futbollistit të tij, Diogo Jota.

“Reds” e kanë bërë një postim në faqen e tyre zyrtare, duke thënë se ky lajm ka qenë shkatërrimtar për ta.

“Liverpooli është i shkatërruar me ikjen nga kjo botë të Diogo Jotas. Klubi është informuar për vdekjen e futbollistit pas aksidentit tragjik në Spanjë, së bashku me vëllain e tij, Andre”, shkroi kampioni anglez në faqen e vetë zyrtare.

“Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen ta përballojnë një humbje të paimagjinueshme. Ne do të vazhdojmë t’ua ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë.” /Gazeta Express