Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në afatin e negociatave me SHBA-në, kancelari gjerman Friedrich Merz, ka përsëritur thirrjen e tij që Bashkimi Evropian të arrijë një marrëveshje “të shpejtë dhe të thjeshtë” për tarifat.
“Është më mirë të arrihet një zgjidhje e shpejtë dhe e thjeshtë sesa një marrëveshje e gjatë dhe e ndërlikuar që mbetet në tryezën e negociatave për muaj të tërë,” është shprehur Merz, raporton AFP, transmeton Express.
Komentet e kancelarit vijnë ndërsa komisioneri i BE-së për tregti, Maros Sefcovic, ndodhet në Uashington për bisedime me autoritetet amerikane, përpara afatit të javës së ardhshme.