Haradinaj: Kurti ka vendosur të na i harxhojë këto 30 ditë pa e bë shumicën e pa e zgjedhë kryetarin e Kuvendit - Gazeta Express
string(110) "haradinaj-kurti-ka-vendosur-te-na-i-harxhoje-keto-30-dite-pa-e-be-shumicen-e-pa-e-zgjedhe-kryetarin-e-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 11:35

Haradinaj: Kurti ka vendosur të na i harxhojë këto 30 ditë pa e bë shumicën e pa e zgjedhë kryetarin e Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 11:35

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të duhej të lëshonte rrugë dhe të mos i “harxhonte” 30 ditët e afatit tëc ilat i dha Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, duke mos e ndërruar kandidaten.

Ai tha pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstitituive të Kuvendit sot se Kurti ka vendosur t’i harxhojë 30 ditë pa bërë asgjë.

“Është mirë ose me e bë shumicën, ose me lëshu rrugë. Pra, mos me na i harxhu këto 30 ditë pa konstituim të Kuvendit, sepse pasojat janë të mëdhaja”, tha Haradinaj.

“Mirëpo po shihet që ai e ka vendosë me i harxhu këto 30 ditë pa e bë shumicën dhe pa e zgjedhë kryetarin e Kuvendit”.