Viti 2025 ishte duke ecur për mrekulli për Diogo Jotan.
Ylli portugez ishte shpallur kampion i Anglisë me Liverpoolin në muajin maj, ndërsa në muajin qershor e kishte fituar Ligën e Kombeve me Portugalinë.
E pikërisht muajin e kaluar i kishte dhënë fund edhe beqarisë, shkruan “Gazeta Express”.
Më 22 qershor, 28 vjeçari ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso, ndërsa i kishte bërë dy postime.
“Po, përgjithmonë”, shkruante në njërin prej tyre, duke e postuar edhe shenjën infinit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Ndërsa pak orë para aksidentit, ai e kishte publikuar një video, në të cilën shihej me nusen e tij dhe ku shkruante: “Një ditë që s’do ta harrojmë kurrë”.
Por, fatkeqësisht, martesa e tij zgjati veç 11 ditë pasi në orët e hershme të ditës së sotme, Jota bashkë me vëllain e tij ndërruan jetë pas një aksidenti fatal në trafik, të pësuar në Spanjë. /Gazeta Express