Protesta e përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, Miftaraj: Shpresojmë që Dehari të mos vazhdojë me shkeljen e Kushtetutës - Gazeta Express
string(132) "protesta-e-perfaqesuesve-te-organizatave-te-shoqerise-civile-miftaraj-shpresojme-qe-dehari-te-mos-vazhdoje-me-shkeljen-e-kushtetutes"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 11:14

Protesta e përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, Miftaraj: Shpresojmë që Dehari të mos vazhdojë me shkeljen e Kushtetutës

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 11:14

Përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile u mblodhën sot sërish për të protestuar te Kuvendi.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se po kërkojnë nga partitë politike që “të gjejnë një zgjidhje, që të bëjnë kompromis”.

Ai tha se shpresojnë që do të ketë reflektim dhe që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari “të mos vazhdojë me shkeljen e Kushtetutës”.

“Ne duam të shpresojmë që partitë politike do të reflektojnë në Kuvendin e Kosovës. Shpresojmë që kryesuesi Avni Dehari të mos vazhdojë me shkeljen e Kushtetutës duke insistuar në votimin e fshehtë”, tha ai.

Miftaraj tha se “Kosova do të duhej t’i kishte institucionet e konsoliduara, pjekuri politike, që të mos ketë fare nevojë për thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë për t’i kryer detyrat e shtëpisë”.