Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i ka reaguar kreut të VV-së, Albin Kurtit për deklaratat për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.
”Një i lig dhe i paftyrë mbrëmë kishte llomotitur në një studio televizive, duke përmendur emrat e heronjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. I frikësuar nga hija e tyre dhe në panik, po bën maksimumin për t’i dëmtuar ata në procesin delikat në të cilin ndodhen. Albin “misionari” flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal”, tha Lushtaku.
Kurti mbrëmë tha se PDK-ja nuk është reformuar sepse sipas tij ka katër apo pesë kryetarë.
Madje, ai involvoi edhe dy ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi e Kadri Veseli që po gjykohen në Hagë që 5 vjet.
Por, Kurti thotë se PDK-ja konsultohet akoma me ta. Rrjedhimisht thotë se nuk mund të ketë koalicion.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...