Lindshmëri e ulët? Rusia gjen 'zgjidhjen': Kontraceptivët dhe barnat për abort i zhduk nga barnatoret - Gazeta Express
string(97) "lindshmeri-e-ulet-rusia-gjen-zgjidhjen-kontraceptivet-dhe-barnat-per-abort-i-zhduk-nga-barnatoret"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 10:56

Lindshmëri e ulët? Rusia gjen ‘zgjidhjen’: Kontraceptivët dhe barnat për abort i zhduk nga barnatoret

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 10:56

Portali investigativ rus Vyorstka ka raportuar se barnat për kontracepsion emergjent dhe abort mjekësor janë zhdukur nga barnatoret ruse, pasi autoritetet vendosën kontrolle të rrepta mbi ilaçet që përmbajnë mifepristone.

Sipas portalit, në mes të një krize demografike dhe rënie rekord të lindshmërisë në vend, rregullorja e re e ministrisë së Shëndetësisë, e futur në fuqi në shtator 2024, e përfshin mifepristonin në listën e substancave të kontrolluara rreptësisht, përkrah barnave hormonale dhe psikotrope.

Bëhet e ditur se tani, pacientët duhet të paraqesin recetë të veçantë për të marrë ilaçin, ndërsa farmacitë duhet të raportojnë çdo shitje tek autoriteti shtetëror Roszdravnadzor. Ndërsa dy ilaçe të njohura me bazë mifepristoni – Jenale dhe Ginepriston – janë zhdukur tërësisht nga tregu.

Vyorstka raporton se kërkimet në faqet online të zinxhirëve të mëdhenj farmaceutikë i listojnë këto medikamente si “jashtë stoku”. E ndërkohë që, barnatoret e kanë konfirmuar mungesën, nuk kanë dhënë shpjegime apo afate për furnizim.

Dihet se mifepristoni përdoret në doza të vogla për kontracepsion emergjent, ndërsa në doza të larta për abort mjekësor – që tashmë ishte i kufizuar në spitale. Sipas një gazete tjeter, Kommersant, edhe spitalet po përballen me mungesë të këtyre barnave: në vitin 2024, furnizimi me mifepriston dhe misoprostol kishte rënë me 1/3 krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të RNC Pharma, në 2024 ishin shpërndarë vetëm 636,300 paketime, nga 938,000 në 2023 – shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë.