PD kërkon debat për inceneratorin e Elbasanit: Iu vu flaka për të zhdukur provat! Spiropali: Bëni kërkesat sipas rregullores - Gazeta Express
string(121) "pd-kerkon-debat-per-inceneratorin-e-elbasanit-iu-vu-flaka-per-te-zhdukur-provat-spiropali-beni-kerkesat-sipas-rregullores"

Shqiperi

Gazeta Express

03/07/2025 10:51

PD kërkon debat për inceneratorin e Elbasanit: Iu vu flaka për të zhdukur provat! Spiropali: Bëni kërkesat sipas rregullores

Shqiperi

Gazeta Express

03/07/2025 10:51

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike ngritën me forcë shqetësimin për situatën dramatike mjedisore të shkaktuar nga zjarri i madh në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan. Sipas tyre, kjo ngjarje përbën një skandal të rëndë dhe të qëllimshëm, që synon zhdukjen e provave në një çështje që po hetohet nga Prokuroria.

Deputetja Zheni Gjergji deklaroi: “Një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit, pasojë direkte e dështimit spektakolar të projektit të inceneratorit, që nuk ka funksionuar asnjëherë.”Ndërsa deputeti Qani Xhafa shtoi: “Jeta e banorëve të Elbasanit prevalon mbi çdo lloj procedure që ka ky Kuvend. Fusha e mbetjeve është kthyer në një metalurgji të dytë. Një ditë pasi Prokuroria thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë dhe punonjës të inceneratorit, pikërisht për zhdukjen e provave, aty është vënë zjarri. Unë e kam paralajmëruar më herët që aty në Elbasan do të bëhet katastrofë mjedisore. I bëj thirrje qeverisë që ai vendgrumbullim të bllokohet dhe të gjendet një vend i përshtatshëm për mbetjet.”Nga ana e saj, deputetja Jorida Tabaku, e cila ka drejtuar komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët, theksoi: “Në emër të grupit të PD kemi kërkesë për një debat parlamentar për atë që ndodhi në Elbasan. E kemi nisur këtë diskutim në 2017, sot ndodhemi para faktit që asnjë nga inceneratorët nuk punon. Ministri i Financave duhet të japë llogari për pagesat e inceneratorëve. Skandal mjedisor që agravohet – nëse nuk diskutojmë për këtë, për çfarë do diskutojmë?”Në përgjigje të kësaj kërkese, ministrja Elisa Spiropali tha se procedurat parlamentare duhet të respektohen: “Bëni kërkesë sipas rregullores dhe jo duke u ngritur sot për propagandën e ditës.”