Tentoi t’i japë ryshfet 20 euro policit në Merdare, arrestohet shtetasi i Azerbajxhanit - Gazeta Express
string(85) "tentoi-ti-jape-ryshfet-20-euro-policit-ne-merdare-arrestohet-shtetasi-i-azerbajxhanit"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 10:09

Tentoi t’i japë ryshfet 20 euro policit në Merdare, arrestohet shtetasi i Azerbajxhanit

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 10:09

Një shtetas i Azerbajxhanit është arrestuar në pikën kufitare të Merdares pasi kishte tentuar t’ia japë ryshfet zyrtarit policor për t’ia mundësuar kalimin e kufirit.

Ai provoi t’ia jepte policit 20 euro.

Policia tha se pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

“PKK Merdare / 02.07.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Azerbajxhanit, pasi që i njëjti i ka ofruar 20 euro zyrtarit policor për ti mundësuar kalimin e kufirit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.