Rama emëron Ina Majkon zv.ministre të Shëndetësisë, e para nga komuniteti rom në historinë e qeverisë shqiptare - Gazeta Express
string(110) "rama-emeron-ina-majkon-zv-ministre-te-shendetesise-e-para-nga-komuniteti-rom-ne-historine-e-qeverise-shqiptare"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 9:46

Rama emëron Ina Majkon zv.ministre të Shëndetësisë, e para nga komuniteti rom në historinë e qeverisë shqiptare

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 9:46

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që fitoi zgjedhjet e fundit në Shqipëri po prezanton përbërjen e re të kabinetit të tij.

Ai sot njoftoi se Ina Majko është zgjedhur zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe tha se është e para përfaqësuese e komunitetit rom në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit.

“Ina MAJKO është prurja e parë, ndër shumë të tjera në vijim të rrugës së re që hapi 11 maji, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Ajo sapo është zgjedhur zëvendës ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi ka spikatur në skuadrën e 11 majit, mes atyre që edhe pse nuk ia dolën të fitonin një vend në Kuvendin e ri, ishin një vlerë e shtuar e PS2030 në përfaqësimin e komuniteteve e të grupeve të ndryshme të interesit”.

“Ina erdhi në skuadrën tonë si një përzgjedhje nga komuniteti Rom dhe si e para përfaqësuese e këtij komuniteti në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit, ajo do të mbulojë pikërisht çështjet e njerëzve më në nevojë të  shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale”, ka shkruar Rama.

Ai tha se historia e Ina Majkos është historia e një fëmije të rritur mes paragjykimesh e vështirësish të mëdha ekonomike dhe historia e një vajze “të talentuar, plot energji e vendosmëri për t’ia dalë, e cila jo vetëm kreu me rezultate të larta studimet jashtë vendit dhe flet pesë gjuhë të huaja, por edhe u bë një zë i bukur i komunitetit të saj në platformat sociale”.

“Uroj që Ina të jetë një vlerë e shtuar edhe në punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e një mbështetje më shumë për familjet e fëmijët në nevojë”./Express/