Presidenca ka publikuar fotografinë nga takimi i presidentes Vjosa Osmani me kreytarin e partisë Guxo, Faton Peci.
“Të presim”, tha Peci para se të hynte në Presidencë, kur u pyet nga T7 se çfarë pret nga takimi.
“Po besoj që këto takime janë në funksion të kësaj”, tha ai.
Presidentja të mërkurën i ka takuar krerët e partive më të mëdha politike në vend për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe sot do të zhvillojë takime edhe me kryetarët e partive të tjera më të vogla.
Vjosa Osmani ka kërkuar që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit”, sipas një komunikate.