Peci në Presidencë: Të presim, besoj që këto takime janë në funksion të daljes nga bllokada - Gazeta Express
string(89) "peci-ne-presidence-te-presim-besoj-qe-keto-takime-jane-ne-funksion-te-daljes-nga-bllokada"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 9:10

Peci në Presidencë: Të presim, besoj që këto takime janë në funksion të daljes nga bllokada

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 9:10

Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci, ka shkuar në Presidencë për takim me presidenten Vjosa Osmani.

“Të presim, tha ai kur u pyet nga T7 se çfarë pret nga takimi.

Peci u pyet edhe nëse beson se do të ketë dalje nga bllokada.

“Po besoj që këto takime janë në funksion të kësaj”, tha ai.

Presidentja të mërkurën i ka takuar krerët e partive më të mëdha politike në vend për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe sot do të zhvillojë takime edhe me kryetarët e partive të tjera më të vogla.

Vjosa Osmani ka kërkuar që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit”, sipas një komunikate.