Maldrita Bardho, kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, e cila fitoi mandatin pas rinumërimit të votave, ka njoftuar tërheqjen nga posti i deputetes, duke deklaruar se nuk do të jetë pjesë e Parlamentit të Shqipërisë.
Pas një procesi të ngushtë rinumërimi, Bardho arriti të sigurojë mandatin me vetëm 10 vota më shumë se kolegia e saj socialiste, Zegjine Çaushi, por ka zgjedhur t’i hapë rrugë kësaj të fundit për të vijuar mandatin parlamentar.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardho sqaroi se vendimi për të mos hyrë në Kuvend ishte marrë përpara se të niste procesi i rinumërimit, por u përforcua pas përfundimit të tij.“Ndihem e nderuar që kontributi im është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi, por unë kam marrë një vendim të rëndësishëm që do ta mbaj: nuk do të jem pjesë e Parlamentit të Shqipërisë”, shkruan ajo.Bardho i kushtoi një pjesë të postimit mbështetjes për Zegjine Çaushin, duke vënë në pah përkushtimin e saj gjatë fushatës dhe sfidat me të cilat është përballur.“Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin koleges dhe mikes sime, Zegjine Çaushit, që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën sesa për veten në këtë fushatë, duke u vënë në shënjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e përbaltjes”, shkruan Bardho.