Përfundon turneu spektakolar "2 Korriku" në Beguncë të Vitisë, fiton Kabashi dhe atmosfera e jashtëzakonshme - Gazeta Express
string(105) "perfundon-turneu-spektakolar-2-korriku-ne-begunce-te-vitise-fiton-kabashi-dhe-atmosfera-e-jashtezakonshme"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 23:13

Përfundon turneu spektakolar “2 Korriku” në Beguncë të Vitisë, fiton Kabashi dhe atmosfera e jashtëzakonshme

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 23:13

Sonte në fshatin Beguncë të komunës së Vitisë u zhvillua finalja e edicionit të radhës të turneut tradicional “2 Korriku”, një ndër aktivitetet më të njohura sportive dhe kulturore në këtë rajon.

Ky event organizohet çdo vit në nder të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, një datë historike që shënoi një hap të rëndësishëm drejt pavarësisë së Kosovës. Përmes sportit dhe kulturës, ky turne ruan dhe përcjell kujtimin e një momenti kyç në historinë e vendit.

Ekipi Kabashi u shpall kampion i këtij edicioni, duke triumfuar në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me pjesëmarrje të madhe të publikut.