Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë - Gazeta Express
string(68) "deliu-kurti-eshte-ndertuar-si-anti-uck-anti-shtet-dhe-si-anti-kosove"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 22:40

Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 22:40

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Kurti “e ka frikë PDK-në” dhe për të njëjtin thotë se “është ndërtuar si anti-UÇK, si anti-shtet, dhe si anti-Kosovë”.

Ajo shprehet se Kurti “nuk mund të rrijë pranë PDK-së sepse nuk i duron vlerat që ne përfaqësojmë: lirinë, dinjitetin dhe shtetin”.

Deliu në një reagim në Facebook, shprehet:

Albin Kurti e ka frikë vetëm Partinë Demokratike të Kosovës. E di se me PDK-në nuk mund të bashkëpunojë, sepse vetë ekzistenca e tij politike është ndërtuar mbi urrejtjen ndaj luftës çlirimtare, ndaj UÇK-së dhe ndaj themeluesve të shtetit të Kosovës.

Një bashkëpunim me PDK-në do ta rrëzonte tërësisht mitin e rremë mbi të cilin ka ngritur karrierën e tij, një rrëfim i ndërtuar mbi baltosjen e çlirimtarëve dhe mohimin e sakrificës për liri. Kurti nuk mund të rrijë pranë PDK-së sepse nuk i duron vlerat që ne përfaqësojmë: lirinë, dinjitetin dhe shtetin.

Ai është ndërtuar si anti-UÇK, si anti-shtet, dhe si anti-Kosovë.