Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë se me vetëdije po e ndihmon Prokurorinë e Hagës kundër figurave kyçe të UÇK-së, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Sipas saj, Kurti ka shkuar aq larg sa të akuzojë vizitat ndaj të akuzuarve si “marrje instruksionesh”, çka ajo e cilëson si një sulm të qëllimshëm dhe pjesë e një fushate të vazhdueshme për përbaltjen e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.
“Nuk është as politikë, as rastësi. Është qëllim i pastër,” ka shkruar Çitaku, duke shtuar se Kurti nuk e kupton konceptin e marrëdhënieve miqësore, sepse, sipas saj, “nuk ka as edhe një mik të vetëm”.
Ajo ka akuzuar Kurtin se sundon partinë e tij në mënyrë autoritare, ku nuk lejohet mendim ndryshe dhe se zëri i vetëm që dëgjohet është ai i tij. Në kundërpeshë, ajo vlerësoi PDK-në si një subjekt ku ekziston mendimi kritik, debati dhe demokracia e brendshme.
Duke iu përgjigjur pretendimeve të Kurtit rreth udhëheqjes së PDK-së, Çitaku theksoi qartë se “kryetar e kemi Memli Krasniqin”, një lider që, sipas saj, gëzon legjitimitet dhe respekt të plotë.
“Ti vazhdo qaj e vajto, se për rezultate nuk ke çka flet,” përfundon reagimin e saj ne Facebook, Vlora Çitaku, duke i hedhur akuza të drejtpërdrejta kryeministrit Kurti për mungesë të arritjeve konkrete gjatë qeverisjes së tij.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...