Ambasada Amerikane në Tiranë apel qytetarëve: Mos u nisni me vizë turistike për të lindur në ShBA - Gazeta Express
string(96) "ambasada-amerikane-ne-tirane-apel-qytetareve-mos-u-nisni-me-vize-turistike-per-te-lindur-ne-shba"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 19:27

Ambasada Amerikane në Tiranë apel qytetarëve: Mos u nisni me vizë turistike për të lindur në ShBA

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 19:27

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos shfrytëzojnë vizën turistike për udhëtimet me qëllim kryesor lindjen e fëmijës në SHBA.

Sipas ambasadës, përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar me synimin e vetëm për të lindur dhe përfitimin e shtetësisë amerikane për fëmijën është i ndaluar dhe mund të çojë në refuzimin e vizës.

“Oficerët konsullorë të ShBA-së do të refuzojnë aplikimet për vizë turistike nëse besojnë se qëllimi kryesor i udhëtimit është të lindni fëmijën tuaj në Shtetet e Bashkuara për të fituar shtetësinë amerikane. Kjo është e ndaluar”, thekson Ambasada Amerikane në Tiranë.

Qytetarët këshillohen të respektojnë rregullat dhe të mos keqpërdorin vizat turistike për qëllime të tilla, në mënyrë që të shmangen probleme gjatë aplikimit për vizë.