Trump thotë se Izraeli ka rënë dakord me kushtet për armëpushim 60-ditor në Gaza - Gazeta Express
string(80) "trump-thote-se-izraeli-ka-rene-dakord-me-kushtet-per-armepushim-60-ditor-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 18:49

Trump thotë se Izraeli ka rënë dakord me kushtet për armëpushim 60-ditor në Gaza

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 18:49

Izraeli ka rënë dakord për “kushtet e nevojshme” për të finalizuar një armëpushim 60-ditor në Gaza, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se SHBA-të do të “punojnë me të gjitha palët për t’i dhënë fund Luftës”. Ai nuk dha detaje mbi armëpushimin e propozuar.

“Shpresoj… që Hamasi ta pranojë këtë Marrëveshje, sepse nuk do të përmirësohet – DO TË PËRKËQENOHET VETËM”, shkroi Trump.

Izraeli nuk e ka konfirmuar se është pajtuar me kushtet. Një zyrtar i Hamasit i tha BBC-së se grupi ishte “i gatshëm dhe serioz” për të arritur një marrëveshje nëse do t’i jepte fund luftës.

Një zyrtar palestinez i njohur me negociatat e Hamasit me ndërmjetësit i tha BBC-së se propozimi nuk ofronte ndryshime thelbësore në krahasim me një ofertë të mëparshme që grupi e hodhi poshtë në qershor, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement