“Është vonë tash me m’thirrë…”, deputetja Fitore Pacolli telefonohet direkt në Frontal, deklarohet rreth ftesës së Gjykatës - Gazeta Express
string(117) "eshte-vone-tash-me-mthirre-deputetja-fitore-pacolli-telefonohet-direkt-ne-frontal-deklarohet-rreth-fteses-se-gjykates"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 18:25

“Është vonë tash me m’thirrë…”, deputetja Fitore Pacolli telefonohet direkt në Frontal, deklarohet rreth ftesës së Gjykatës

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 18:25

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka munguar sot në seancën gjyqësore në lidhje me gazin lotsjellës që dyshohet se e kishin hedhur në seancë plenare. Lidhur me mungesën e saj, ajo është telefonuar direkt gjatë emisionit Frontal në T7, për të kuptuar arsyen e mospjesëmarrjes.

E kontaktuar nga gazetari Arsim Lani, deputetja Pacolli fillimisht tha se “është vonë” që me telefonu atë.

“Është pak vonë mem telëfonu, së pari si gazetar do të ishte mirë me telefonu para se me publiku shkrimin. Jo njëherë pe publikoj lajmin e tani pas disa orësh po telefonoj me konfirmu ose me marrë mendimin tënd”, tha Pacolli e pakënaqur në Frontal.

“Unë s’kam marrë fare ftesë për seancë sot”, tha deputetja për mungesën e saj në seancë.

Video e plotë: