Kremlini ka mirëpritur vendimin e Uashingtonit për të pezulluar disa dërgesa armësh kyçe për Ukrainën, duke thënë se ulja e mbështetjes ushtarake për Kievin do ta afrojë Rusinë me qëllimet e saj në luftë.
“Sa më pak armë të dërgohen në Ukrainë, aq më afër jemi përfundimit të operacionit të posaçëm ushtarak,” ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton The Moskow Times.
Komentet e Peskov vijnë një ditë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të ndalojë përkohësisht dërgimin e disa armëve kyçe që ishin premtuar më parë për Ukrainën nga administrata e Bidenit.
Nga ana tjetër, në reagim ndaj këtij vendimi, ministria e Jashtme e Ukrainës ka thirrur John Ginkel, zëvendësshefin e misionit të Ambasadës Amerikane në Kiev, duke paralajmëruar se vonesat në ndihmën ushtarake vetëm sa do të inkurajojnë Rusinë për të vazhduar luftën.