Avokati kosovar, Arianit Koci, ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e konsideron se tashmë përgjegjës dhe fajtor për bllokadën politike në Kuvend është lideri i LVV-së, Albin Kurti, shkruan Express.
Koci ka paralajmëruar disa hapa gjatë ditës së nesërme në Kuvendin e Kosovës dhe sipas tij këto masa do të jenë në raport me Albin Kurtin, si përgjegjës për bllokadën. Koci ka thënë në FRONTAL të T7 se nuk ka ndonjë rast në botë, ku pozita i kërkon opozitës t’ia votojë dikë.
“Do t’i marrë disa veprime. Do ta mbajë si befasi. Sidoqoftë do të jetë në frymën e njëjtë, me atë që tashmë e kemi identifikuar fajtorin, kushtimisht po them. Përgjegjësi kryesor për zhbllokim. Faktori kryesor që mund ta bëjë këtë zhbllokim”, ka thënë Koci.
Koci ka thënë se me kapacitetet e tij po përpiqet të krijoj një lloj konsensusi dhe fryme të unitetit.
“Po tentoj të krijojë frymë të unitetit. E kam një mision timin. Më kanë akuzu që jam me VV-në. Tash po më thonë këta të VV-së ti je kundër neve. Palët po më akuzojnë sipas qejfeve të veta. Deri para vendimit të Kushtetueses kam mëndu që të gjithë bashkë janë fajtor, kam mëndu që e gjejnë një konsensus. Mas atij vendimi, e kam fajësu direkt Albin Kurtin”, ka thënë Koci në FRONTAL të T7./GazetaExpress/