Haradinaj: Kërkojmë të kthehet votimi i hapur dhe të votojmë, "për" nëse ka kandidat konsensual - Gazeta Express
string(91) "haradinaj-kerkojme-te-kthehet-votimi-i-hapur-dhe-te-votojme-per-nese-ka-kandidat-konsensual"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 16:56

Haradinaj: Kërkojmë të kthehet votimi i hapur dhe të votojmë, “për” nëse ka kandidat konsensual

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 16:56

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka thënë se AAK kërkon që të kthehet votimi i hapur. AAK, siç ka thënë Haradinaj, do të votojë kundër, ose “për” nëse do të ketë një kandidat konsensual nga LVV për kryetar të Kuvendit.

“Insistimi i kryesuesit që me e kthy çështjen e komisionit të fshehtë s’i ka marrë 2/3 kur ka kërku të ndërrohet. Nuk e di si do të dalim nga kjo”, ka theksuar kreu i AAK-së

“Ne qëndrimet i kemi dhanë me kujdes që të ndihmojnë gjendjen. S’është që s’kemi dhënë ndihmë. Kemi kërkuar të kthehet praktika e hapur e votimit për të votuar. Për atë që s’kemi votë do të votojmë kundër, për ata që kemi votë, për ndonjë kandidat konsensual, do të votojmë për”, ka thënë Haradinaj./Express/