Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në konferencën e përmuajshme njoftoi se Këshilli Mbikëqyrës ka marrë vendimin për uljen e normës bazë të interesit.
Ai tha se nomra bazë e interesit do të ulet në 2.5% nga 2.75% që ka qenë.
Sejko theksoi në fjalën e tij se kjo qasje mundëson reagimin në mënyrë të shpejtë për të ruajtur stabilitetin ekonomik. Më tej ai lajmëroi edhe uljen e kredisë dhe depozitës njëditore.
“E para ishte 3.75% dhe ulet në 3.5%, ndërsa e dyta ishte 1.75% dhe ulet në 1.5%”, u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë..
Gjithashtu, Sejko shtoi se tensionet gjeopolitike dhe të luftërave tregtare po rrezikojnë rritjen e inflacionit.