‘‘Përhapet propaganda serbe’’, ‘‘fuqizon nacionalizmin serb’’, ish- ambasadori Bosch ndan kritikat ndaj Speciales - Gazeta Express
string(102) "perhapet-propaganda-serbe-fuqizon-nacionalizmin-serb-ish-ambasadori-bosch-ndan-kritikat-ndaj-speciales"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 16:51

‘‘Përhapet propaganda serbe’’, ‘‘fuqizon nacionalizmin serb’’, ish- ambasadori Bosch ndan kritikat ndaj Speciales

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 16:51

Robert Bosch, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, është pajtuar me deklarimet e bëra nga profesori britanik të marrëdhënieve ndërkombëtare, Aidan Hehir, lidhur me Gjykatën Speciale, duke i cilësuar ato si ‘‘fjalë të mençura’’.

Në postimin e ndarë nga ish-ambasadori Bosch,  theksohet deklarata e Hehir-it, i cili ka thënë se Gjykata Speciale është një projekt me prapavijë politike, e krijuar për ta kënaqur Serbinë.

Sipas profesorit Hehir dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe vetë Bosch, kjo gjykatë nuk është e ndërtuar mbi parime të drejtësisë së barabartë, por i shërben një narrative politike që e dëmton luftën çlirimtare të UÇK-së dhe përforcon propagandën serbe.

Postimi:

Fjalë të mençura

Gjykata Speciale – një projekt për të qetësuar Serbinë (AP)

Aidan Hehir, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Westminster-it, në një intervistë për një portal lajmesh ka shprehur shqetësim të thellë për mënyrën se si janë themeluar dhe si funksionojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ai ka pohuar se kjo gjykatë është një trupë me motive politike dhe një projekt i imponuar mbi Kosovën për të kënaqur Serbinë. Hehir ka kritikuar edhe ndalimet e zgjatura të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjykata Speciale është një trupë krejtësisht politike. Ajo u krijua me një qëllim të vetëm: për të qetësuar Serbinë. Fuqi të mëdha perëndimore e detyruan qeverinë e Kosovës ta themelonte këtë gjykatë, pavarësisht mungesës së mbështetjes publike apo politike brenda vendit. Gjykata iu imponua Kosovës nga ata që synonin ta afronin Serbinë më pranë perëndimit dhe ta largonin nga ndikimi rus,” tha ai.

Sipas Hehir, gjykata i shërben propagandës së Beogradit për ta barazuar luftën çlirimtare të shqiptarëve me krimet e shtetit serb, duke i paraqitur shqiptarët si agresorë.

“Udhëheqësit politikë të Serbisë e dëshironin krijimin e kësaj gjykate, sepse ajo i shërben përpjekjeve të tyre për ta rishkruar narrativën e luftës së viteve ’90. Beogradi dëshiron ta paraqesë konfliktin si një luftë ku ‘të dy palët’ ishin fajtorë në mënyrë të barabartë, dhe të pretendojë se UÇK-ja ishin ‘terroristë’ që sulmuan civilë serbë. Kjo gjykatë është, pra, një mjet përmes së cilit përhapet propaganda serbe për luftën dhe politika e dështuar e pajtimit nga ana e Perëndimit,” argumentoi ai.

Hehir paralajmëroi se pasojat e këtij qasjeje janë tepër të rënda për të ardhmen politike të Kosovës.

“Një Kosovë e pavarur nuk paraqet kërcënim për askënd dhe është një faktor kyç për ruajtjen e stabilitetit rajonal. Kërcënimi më i madh për paqen është nacionalizmi agresiv serb. Gjykata Speciale, në një mënyrë të çuditshme, e fuqizon këtë nacionalizëm dhe e minon stabilitetin e Kosovës. UÇK-ja dhe udhëheqësit e saj janë parë me të drejtë si heronj nga komuniteti shqiptar në Kosovë. T’i akuzosh ata sot për pjesëmarrje në një ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’ është një goditje e hidhur që ka shkaktuar zemërim të madh. Shqiptarët e Kosovës me të drejtë ndihen se aleatët e tyre perëndimorë janë kthyer kundër tyre. Nëse figura të rëndësishme si Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi shpallen fajtorë, kjo me shumë gjasë do të shkaktojë trazira sociale në Kosovë dhe do t’i japë shtysë nacionalizmit serb,” tha ai.