OEK njofton se zyra për përpilimin e padive ndaj ZRRE po funksionon, fton bizneset e ‘‘dëmtuara’’ të paraqiten aty - Gazeta Express
string(109) "oek-njofton-se-zyra-per-perpilimin-e-padive-ndaj-zrre-po-funksionon-fton-bizneset-e-demtuara-te-paraqiten-aty"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 16:16

OEK njofton se zyra për përpilimin e padive ndaj ZRRE po funksionon, fton bizneset e ‘‘dëmtuara’’ të paraqiten aty

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 16:16

Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar se zyra për përpilimin e padive ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me vendimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, është duke vazhduar të funksionojë.

Nga OEK është shtuar edhe se zyra në fjalë është krijuar për të dhënë mbështetje ligjore për të gjitha bizneset e prekura nga ky vendim, dhe se e njëjta, është duke shënuar interesim të lartë nga ana e kompanive të cilat kanë nevojë për ndihmë në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për kontestimin ligjor.

Njoftimi:

Oda Ekonomike e Kosovës njofton se vazhdon të funksionojë zyra për përpilimin e padive ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), lidhur me vendimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Kjo zyrë është krijuar për të ofruar mbështetje ligjore për të gjitha bizneset e prekura nga ky vendim dhe po shënon interesim të lartë nga ana e kompanive të cilat kanë nevojë për ndihmë në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për kontestimin ligjor.

Ftojmë të gjitha bizneset që ndihen të dëmtuara nga ky vendim dhe që kanë nevojë për mbështetje në hartimin e padisë, të paraqiten pranë kësaj zyre brenda Odës Ekonomike të Kosovës. /GazetaExpress