Në Kuvend ka nisur leximi i dytë i rishikimit të buxhetit për vitin 2025. Qeveria përmes ndryshimeve të propozuar ka projektuar rritje të Bruto Prodhimit Vendor në 3,7 për qind dhe ulje të inflacionit nën 2,8 për qind.
Qeveria ka planifikuar ndarjen e mjeteve për investimet kapitale në nivel qendror dhe lokal, mbështetjen e bizneseve të reja dhe rritjen e pensioneve.
Por opozita këtë rishikim e ka cilësuar si “buxhet luksi”. Sipas LSDM-së, Qeveria nuk ka paraparë askund para për familjet e të prekurve nga tragjedia e Koçanit, nuk ka përfshirë kredinë Britaneze dhe nuk ka projektuar realisht rritjen ekonomike dhe BPV-në.
Socialdemokratët kanë propozuar 160 amendamente, ndërsa E Majta dhe subjektet tjera kanë propozuar 40 amendamente.
tag_katrorimaqedoni_2