Riparimet në termocentrale: A do të ketë furnizim të qëndrueshëm me rrymë në dimër? - Gazeta Express
string(81) "riparimet-ne-termocentrale-a-do-te-kete-furnizim-te-qendrueshem-me-rryme-ne-dimer"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 15:40

Riparimet në termocentrale: A do të ketë furnizim të qëndrueshëm me rrymë në dimër?

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 15:40

Prishjet e papritura të dy blloqeve në termocentralet e KEK-ut, edhe pse u sanuan, nxitën reagime sa i përket furnizimit me rrymë.

Ndërsa riparimet në njësi të tjera po vazhdojnë ende, Qeverisë i bëhet thirrje të marrë masa për stabilitet energjetik në dimrin e ardhshëm.

Institucionet nuk ndanë me Radion Evropa e Lirë asnjë parashikim se a do të jenë plotësisht operative të gjitha njësitë e termocentraleve të Obiliqit edhe në muajt e ftohtë të këtij viti.