Krasniqi: I takon presidentes të vendosë nëse do t'i drejtohet apo jo Gjykatës Kushtetuese - Gazeta Express
string(88) "krasniqi-i-takon-presidentes-te-vendose-nese-do-ti-drejtohet-apo-jo-gjykates-kushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 15:12

Krasniqi: I takon presidentes të vendosë nëse do t’i drejtohet apo jo Gjykatës Kushtetuese

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 15:12

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nuk deshi të fliste nëse presidentja Vjosa Osmani ia ka dhënë ndonjë shenj se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ngërçin politik në Kuvend edhe pas shpalljes së një aktgjykimi të enjten mbi këtë çështje.

Krasniqi tha se kjo i takon Osmanit dhe se për të ai s’mund të flasë.

“I takon presidentes që ta marrë një vendim të tillë. Unë nuk mund të them se a do ta dërgojë apo kur do ta dërgojë, nëse do ta dërgojë”, tha ai.

Por shtoi se PDK-ja e ka gati lëndën për shkeljet që tha se i ka bërë LVV-ja pas shpalljes së aktgjykimit nga Kushtetuesja.

“Unë mund t’ju them që Partia Demokratike e Kosovës tashmë e ka lëndën gati për shkeljet kushtetuese të cilat janë bërë në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme në dy seancat e kaluara, e që mund të ndodhë përsëri nesër nëse nuk ndërron qasja e kryesuesit të seancës dhe grupit më të madh parlamentar, të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Krasniqi.