Presidentja Vjosa Osmani deri tash ka përfunduar dy takime me liderë të partive parlamentare, të cilët i ftoi për shkak të krizës në Kuvend.
Sapo ka përfunduar takimin kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ndërsa para tij ishte ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Nga ora 14:45 në Presidencë do të shkojë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa nga ora 16:00 ai i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ndërkaq, liderët e partive nga komunitetet joshumicë do të shkojnë te Osmani nesër, mëson Gazeta Express.