Tërmet me magnitudë 4.3 ballë në Bursë të Turqisë, dridhjet u ndjenë edhe në Stamboll - Gazeta Express
string(84) "termet-me-magnitude-4-3-balle-ne-burse-te-turqise-dridhjet-u-ndjene-edhe-ne-stamboll"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 14:30

Tërmet me magnitudë 4.3 ballë në Bursë të Turqisë, dridhjet u ndjenë edhe në Stamboll

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 14:30

Një tërmet me magnitudë 4.3 goditi Turqinë mesditën e sotme.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ka qenë në Kios (Gemlik) në juglindje të rajonit të Detit të Marmarasë, pranë qytetit të Bursës, në të njëjtën pikë ku dje pati dy tërmete me magnitudë 4.2 dhe 3.9 ballë me një diferencë kohore prej 70 minutash.

Tërmeti u ndje në edhe Stamboll dhe zonat përreth tij.

“Duhet të jemi vigjilentë, është një zonë që ndodhet në një çarje aktive”, tha sizmologu turk, Suleyman Pambal.