KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime - Gazeta Express
string(90) "kqz-per-dy-raundet-e-zgjedhjeve-lokale-planifikohen-te-shtypen-rreth-5-milione-fletevotime"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 13:53

KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 13:53

Për zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe dy raundet për Kryetar Komune planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

4 milionë e 850 mijë fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe për dy raundet e zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, të cilat do të mbahen në vjeshtë.

Shifrat për numrin e fletëvotimeve që planifikohen të bëhen për dy llojet e zgjedhjeve në nivelin lokal, u bënë të ditura në mbledhjen e KQZ-së, të mbajtur të mërkurën, ku KQZ mori vendim për të miratuar specifikat që kanë të bëjnë me fletëvotimet.

Sipas vendimit të KQZ-së, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave do të shtypen 1,800,000 fletëvotime, ndërkaq për raundin e dytë, planifikohen të shtypen 1,250,000 sosh.

Po sipas vendimit të KQZ-së, në zgjedhjet për Kuvende Komunale do të shtypen 1,800,000 fletëvotime.

Bazuar në të dhënat e raportit të Listës Preliminare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit është: 2,075,868 votues.