Kryeministri Edi Rama zhvilloi bashkëbisedim me fermerë dhe sipërmarrës në lidhje me ndryshimet në sektorin e bujqësisë. Rama u shpreh se duhet një qasje e re për këtë sektor. Sipas kreut të qeverisë, për ta arritur këtë, duhet bashkëpunim dhe plan për të ndërtuar modelet e duhura.
“Kemi mundur të informohemi për gjëra që në pamje të parë janë të thjeshta, por jashtë rrezes së vëmendjes nga ana e qeverisë dhe shkaktojnë konsum të madh energjie dhe të pafrtyrshëm të kohës suaj, që është edhe koha e vendit. Dua të them që arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë diskutim, në një formë tjetër, është sepse duam që diskutimi të shtrihet në çdo detaj dhe që opinioni juaj të mund të shtjellohet plotësisht në një hapësirë informale. Kjo na mungon. Pas këtij diskutimi, do mundohemi të gjejmë rrugët që ky kontakt i vazhdueshëm të jetë më i frytshëm, më garantues për dëgjimin e zërit tuaj. Krtearët e bashkive e shikojnë fshatin si çështje të urbanizimit, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shikojnë në funksion të zhvillimit. Jemi në një pikë ku duhet të garantomë një kthesë në këtë drejtim. Nuk kemi ndërmarrje bujqësor me kontriburin dhe bashkëpunimin e fermerëve, sipërmarrësve dhe strukturave të pushtetit vendor. Për të ndryshuar qasjen, na duhet një bashkëpunim me protagonistët, na duhet një plan për të ndërtuar modelet e duhura.”, theksoi ai.