Kurti ishte me bashkëshorten në festën e Ambasadës Amerikane, shprehet "mirënjohës për miqësinë dhe vlerat e përbashkëta" - Gazeta Express
string(118) "kurti-ishte-me-bashkeshorten-ne-festen-e-ambasades-amerikane-shprehet-mirenjohes-per-miqesine-dhe-vlerat-e-perbashketa"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 13:47

Kurti ishte me bashkëshorten në festën e Ambasadës Amerikane, shprehet “mirënjohës për miqësinë dhe vlerat e përbashkëta”

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 13:47

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë.

Në një postim në platformën X, Kurti ka falënderuar të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, për mikpritjen në mbrëmjen festive.

“Faleminderit të Ngarkuarës me Punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, për pritjen e mbrëmshme me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Jemi mirënjohës për miqësinë e qëndrueshme dhe vlerat e përbashkëta që e bëjnë bashkëpunimin tonë gjithnjë e më të fortë dhe më domethënës”, shkroi Kurti.

Në postim, ai ka ndarë edhe disa fotografi nga ceremonia, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij, Rita Augestad Knudsen.

Në sfond të fotografive të publikuara nga Kurti, vërehen edhe disa ministra në detyrë të kabinetit qeveritar që morën pjesë në pritjen e ambasadës amerikane, përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.