Lidhja Demokratike e Kosovës do ta zyrtarizojë nesër kandidatin për Kryetar të Komunës së Podujevës.
Ceremonia do të mbahet nesër në orën 19:00.
“Ky është një hap i rëndësishëm që shënon fillimin e një etape të re për qytetin tonë, për vlerat që ne përfaqësojmë dhe për të ardhmen që e ëndërrojmë së bashku. Në këtë moment vendimtar, secili prej jush ka një rol të papërsëritshëm për të mbështetur dhe për t’u bashkuar në këtë rrugëtim”, thuhet në njoftim.
Kandidat i kësaj partie për këtë komunë pritet të jetë deputeti Ekrem Hyseni, i cili e drejton Degën e LDK’së në Podujevë.