Mungesa e ujit të pijshëm vijon të jetë një problem i madh për fshatrat e Shkodrës, ku prej vitesh investimet në rrjet nuk kanë sjellë rezultat. Në njësinë Rrethina, tubacionet janë shtruar, por uji nuk ka mbërritur kurrë në rubinetat e shtëpive.
Në Bërdicë, banorët mbushin ujë në një çezmë publike, shpesh me radhë e bidona në duar. Situata është kritike edhe në Golem, ku thatësira ka ndikuar në bujqësi dhe ka nxitur largimin e banorëve. Ata shprehen të zhgënjyer nga autoritetet, që sipas tyre nuk kanë ofruar as zgjidhje, as përgjegjësi.