Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, e ka përkujtuar Deklaratën e 2 Korrikut.
Ai ka bërë me dije se shpallja e kësaj deklarate ishte një akt i guximit dhe pikënisje e shumë përpjekjeve të pandalshme për liri dhe pavarësi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se delegatët shqiptarë të asaj kohe u bënë zëri i popullit të Kosovës.
‘‘Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte një akt guximi dhe pikënisje e shumë përpjekjeve të pandalshme për liri dhe pavarësi. Delegatët shqiptarë të asaj kohe u bënë zëri ynë, zëri i popullit tonë, që më nuk pranoi të heshtte. Në vitet e 90-ta, ne u kthyem nga heshtja në histori dhe falë sakrificës së brezave, që kulmoi me luftën e UÇK-së, ne e kemi shtetin tonë.
Sot, me shumë respekt, nderojmë patriotizmin e delegatëve shqiptarë, të cilët guxuan të kërkonin një të ardhme më të mirë në kohën kur frika dhe represioni kishin paralizuar çdo zë ndryshe.
Në korrikun e vitit 1990, ne e kemi nisur edhe ecjen tonë drejt Evropës!’’, ka shkruar ai.