Klubi i Serie A i ofron 13 milionë euro për Kristjan Asllanin - Gazeta Express
string(61) "klubi-i-serie-a-i-ofron-13-milione-euro-per-kristjan-asllanin"

Futboll

Gazeta Express

03/07/2025 9:00

Klubi i Serie A i ofron 13 milionë euro për Kristjan Asllanin

Futboll

Gazeta Express

03/07/2025 9:00

Kristjan Asllani pritet të largohet nga Interi në afatin kalimtar veror.

Mesfushori shqiptar ndërkohë e ka marrë një ofertë të kënaqshme nga një tjetër klub i Serie A, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas mediave italiane, Bologna ka shfaqur interesim për përfaqësuesin shqiptar dhe ky klub është i gatshëm t’i paguajë 13 milionë euro për kartonin e tij.

Kjo shifër edhe i afrohet vlerës që Interi ia ka dhënë yllit shqiptar, e cila është më saktësisht 14 milionë euro.

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që mesfushori kualitativ t’i bashkohet Bolognës në këtë verë, ku do të kishte më shumë minutazh për dallim prej Interit, ku në pjesën më të madhe të ndeshjeve ka qenë rezervist dhe është inkuadruar në lojë nga bankina.

Ndonëse shqiptari pati hapësira të bollshme në Botërorin e Klubeve, trajneri i ri Christian Chivu ka plane të tjera për mesfushën e Interit. /Gazeta Express