Berisha me thirrje të pazakontë për policinë e Kosovës në veri: Mos lejoni trazira, mos u bëni pjesë e skenareve politike - Gazeta Express
string(119) "berisha-me-thirrje-te-pazakonte-per-policine-e-kosoves-ne-veri-mos-lejoni-trazira-mos-u-beni-pjese-e-skenareve-politike"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 12:56

Berisha me thirrje të pazakontë për policinë e Kosovës në veri: Mos lejoni trazira, mos u bëni pjesë e skenareve politike

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 12:56

Ish-deputeti dhe ushtaraku i njohur, Hisen Berisha, ka dalë me një thirrje të pazakontë drejtuar pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, sidomos atyre të angazhuar në pjesën veriore të vendit.

Përmes një postimi publik, Berisha ka kërkuar që asnjë polic të mos lejojë të përdoret për qëllime politike, duke theksuar se uniforma e shtetit duhet të qëndrojë larg skenarëve që mund të përkeqësojnë situatën në veri.

“Mos lejoni trazira në veri. Si strukturë që garanton sigurinë dhe rendin publik, mos u bëni pjesë e asnjë skenari që përdoret për të mbuluar dështimet politike,” ka deklaruar Berisha.-Advertisement-

Ai ka paralajmëruar për një klimë të tensionuar politike, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, ku sipas tij, liderët politikë mund të shohin nga Veriu si një mundësi për të gjeneruar tension të kontrolluar në funksion të interesave të tyre.

Duke e konsideruar situatën aktuale si një periudhë të rrezikshme për përplasjen e logjikave politike, Berisha ka theksuar se uniforma e shtetit nuk duhet të kthehet në instrument të politikës ditore.

“Jeni në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit – jo të skenarëve që rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe demokracinë,” ka përfunduar ai me një ton të qartë dhe të përgjegjshëm.