Aksident në Tiranë, i mituri me monopatinë përplas një këmbësor - Gazeta Express
string(62) "aksident-ne-tirane-i-mituri-me-monopatine-perplas-nje-kembesor"

Shqiperi

Gazeta Express

02/07/2025 12:15

Aksident në Tiranë, i mituri me monopatinë përplas një këmbësor

Shqiperi

Gazeta Express

02/07/2025 12:15

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një 17-vjeçar i cili lëvizte me monopatinë, ka përplasur një 49-vjeçar.

Të dy kanë pësuar dëmtime dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi me monopatinën me të cilën lëvizte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. Xh., 49 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit, të cilët janë në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.