Zyrtarë të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë parë duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Në mesin e këtyre zyrtarëve është parë të jetë edhe e ngarkuara me punë në ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati,
Arsyet ende nuk janë bërë të ditura rreth kësaj.
Ndryshe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është duke zhvilluar takim me presidenten Vjosa Osmani, në presidencë.
Këto takime, me Kurtin si dhe me liderët e partive të tjera parlamentare po bëhen si përpjekjen e dytë të saj për zgjidhje të ngërçit të krijuar në Kuvend./GazetaExpress