Irani vë në fuqi ligjin e miratuar kundër inspektimeve bërthamore - Gazeta Express
string(65) "irani-ve-ne-fuqi-ligjin-e-miratuar-kunder-inspektimeve-berthamore"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 12:02

Irani vë në fuqi ligjin e miratuar kundër inspektimeve bërthamore

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 12:02

Mediat shtetërore iraniane kanë njoftuar se presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka vënë në zbatim ligjin e miratuar nga parlamenti javën e kaluar, që pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

Kujtojmë se Irani ka kërcënuar më parë se do ndalojë bashkëpunimin me IAEA-në, duke akuzuar agjencinë se mban qëndrim pro-perëndimor dhe përdoret për të justifikuar sulmet ajrore izraelite, të cilat nisën një ditë pas votimit të bordit të IAEA-s që e shpalli Iranin në shkelje të marrëveshjes së Jo-shpërndarjes së Armëve Bërthamore.

Ndërsa, sipas ligjit të miratuar, parashikohet që çdo inspektim i ardhshëm në vendet bërthamore të Iranit duhet të miratohet nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Teheranit. Raportohet se nga IAEA kanë thënë se po presin informacione zyrtare nga Irani për situatën.

Ndërkaq, ministri iranian i Jashtëm Abbas Araqchi ka deklaruar në një intervistë për CBS News se bombardimi amerikan i objektit bërthamor Fordow ka shkaktuar dëme të rënda dhe serioze në atë impiant.