Kishin zaptuar hapësirat publike në Vlorë, nisin hetimet për pesë persona (EMRAT) - Gazeta Express
string(78) "kishin-zaptuar-hapesirat-publike-ne-vlore-nisin-hetimet-per-pese-persona-emrat"

Shqiperi

Gazeta Express

02/07/2025 11:08

Kishin zaptuar hapësirat publike në Vlorë, nisin hetimet për pesë persona (EMRAT)

Shqiperi

Gazeta Express

02/07/2025 11:08

Pesë persona në Vlorë do të hetohen në gjendje të lirë pasi kishin zaptuar hapësirat publike në mënyrë të paligjshme.

Ata janë identifikuar si Endri Haruni, Irfan Dalipaj, Kledjan Binjakaj, Ervin Farija dhe Myshteak Idrizaj.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të kontrolleve në terren për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme dhe për verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarive tregtare, kanë konstatuar 5 raste në shkelje.

Në lagjen “11 Janari” u konstatua se:

Shtetasi E. H. ushtronte aktivitet tregtar për dhënien me qira të automjeteve, në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme.

Shtetasi I. D. ushtronte aktivitetin tregtar të llojit “Fast Food”, po ashtu në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme.

Në lagjen “Uji i Ftohtë” u konstatua se:

Shtetasi K. B. ushtronte aktivitet tregtar për parkimin e automjeteve, pa qenë i pajisur me NIPT dhe pa kasë fiskale.

Shtetasi E. F. ushtronte po të njëjtin aktivitet, i papajisur me lejen e ushtrimit të aktivitetit dhe pa kasë fiskale.

Në lagjen “10 Korriku” u konstatua se:

Shtetasi M. I., 64 vjeç, ushtronte aktivitet tregtar për parkimin e automjeteve, në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme, i papajisur me lejen përkatëse dhe me punonjës të paregjistruar.

Për të pesta rastet nisi procedimi penal ndaj shtetasve E. H., 32 vjeç, I. D., 58 vjeç, K. B., 39 vjeç, E. F., 46 vjeç dhe M. I., 64 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cënon hapësirat publike. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112.hetimet