Procesi i rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit është drejt përfundimit, me 471 kuti të rinumëruara dhe vetëm 115 të mbetura.
Nuk priten ndryshime në ndarjen e mandateve, por janë evidentuar disa pasaktësi në numërimin fillestar. Partia Socialiste ka rikuperuar 27 vota të hequra gabimisht, ndërsa koalicionit të Partisë Demokratike i janë zbritur 108 vota të paqena.Nga kandidatët, Ceno Klosi (PS) kishte 888 vota të pamerituara, ndërsa Klevis Jahajt i janë hequr 448 vota në numërimin e mëparshëm. Rezultati përfundimtar pritet të mos ndryshojë balancën mes partive.