Kryeministri Edi Rama zhvillon sot dhe nesër një takim në Cërrik me fokus bujqësinë dhe zhvillimin rural. Të pranishëm në këtë forum janë edhe ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, si dhe fermerë e blegtorë nga zona të ndryshme të vendit.
Diskutimi synon të analizojë sfidat e sektorit bujqësor, të rishikojë mundësitë e financimit nga buxheti i shtetit, dhe të vlerësojë mënyrat për riaktivizimin e fondeve IPARD. Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe agroturizmit, si një mundësi për të lidhur zhvillimin ekonomik me rritjen e turizmit.
Takimi organizohet në formë diskutimi të hapur me synimin për të forcuar bashkëpunimin mes qeverisë dhe fermerëve, si dhe për të përmirësuar politikat mbështetëse në bujqësi, blegtori, peshkim dhe agro-përpunim.