Në ceremoninë zyrtare për nder të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, e mbajtur mbrëmjen e kaluar në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, ambasadorja amerikane Angela Ageler theksoi lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme mes dy vendeve.
Në fjalimin e saj, ajo theksoi se për tri dekada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut i kanë përballuar bashkë krizat globale dhe ndryshimet politike ndër breza, dhe çdo herë kanë dalë më të forta, përcjell INA.Ajo vlerësoi misionet e përbashkëta në Irak dhe Afganistan, bashkëpunimin ushtarak në Krivollak, si dhe angazhimin për ruajtjen e paqes. “Për tri dekada kemi treguar se çfarë mund të arrihet përmes forcës, kompromisit dhe durimit. Kemi dëshmuar se çfarë është miqësia dhe partneriteti i vërtetë,” tha Ageler.Ambasadorja theksoi gjithashtu respektin e ndërsjellë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e dialogut të ndershëm për çështje të ndjeshme për të dyja vendet. Ajo shprehu edhe solidaritet për humbjet që ka përjetuar vendi, duke përmendur tragjeditë me humbje jetësh në zjarrëra të fundit.Fjalimin e saj Ageler e përmbylli me urimin: “Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zoti e bekoftë Republika e Maqedonisë së Veriut.”(INA)
tag_katrorimaqedoni_2