ASH, Taravari: Në vend të punësimeve, VLEN përjashton 8 shqiptarë nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë - Gazeta Express
string(97) "ash-taravari-ne-vend-te-punesimeve-vlen-perjashton-8-shqiptare-nga-shtepia-e-shendetit-ne-kercove"

Maqedoni

Gazeta Express

02/07/2025 9:41

ASH, Taravari: Në vend të punësimeve, VLEN përjashton 8 shqiptarë nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë

Maqedoni

Gazeta Express

02/07/2025 9:41

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, dënon aktin e paprecedentë të shkarkimeve politike që po ndodhin në institucionet shëndetësore nën drejtimin e kuadrove të VLEN-it.

Rasti i fundit vjen nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë, ku drejtori i sapoemëruar, Valon Sadiku – me urdhër politik të ministrit digjital Azir Aliu dhe drejtuesve të VLEN-it, ka larguar nga puna tetë të punësuar shqiptarë vetëm për shkak të bindjeve të tyre politike.

Këto veprime jo vetëm që janë të turpshme dhe të papranueshme, por tregojnë fytyrën e vërtetë të një subjekti që në emër të “ndryshimit”, po instalon përjashtimin dhe hakmarrjen politike si standard pune. Ironikisht, VLEN nuk sjell punësime të reja për shqiptarët – përkundrazi, edhe aty ku ka shqiptarë të punësuar, i largon.

Tetë të punësuarit e përjashtuar kanë kërkuar kthimin e menjëhershëm në vendet e tyre të punës, ndërkohë që janë të vendosur të ndjekin rrugët ligjore dhe demokratike, përfshirë edhe protestën publike, nëse padrejtësia nuk korrigjohet”, thuhet në reagimin e ASH-së.

ASH u bën thirrje institucioneve të drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile të reagojnë ndaj këtij abuzimi të pastër me pushtetin.